Kronikë e zezë
Trupin E Çuan Në Shkup, E Më Pas E Kthyen Në Arkivol – Pa Kokë Dhe Pa Këmbë: Detaje Tronditëse Nga Gjykimi Për Vrasjen Që E Tronditi Maqedoninë!
74-vjeçari Denis Asanov, i cili akuzohet se ka vrarë dhe varrosur në oborrin e tij një 79-vjeçare, në seancën e parë gjyqësore në Gjykata Themelore Shtip sot nuk e pranoi fajin. I pyetur nëse ndihet fajtor, Asanov deklaroi kategorikisht se nuk e ka kryer vrasjen dhe nuk ndihet fajtor.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri e ka privuar nga liria Borjanka Nikolovën, pas së cilës me një mjet të mprehtë ia ka prerë kokën dhe këmbët, si pasojë e së cilës viktima ka ndërruar jetë. Këmbët dhe kokën i ka fshehur në një vend të panjohur, ndërsa trupin e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.
Dëshmitarja Dona Ognanova, motra e të dëmtuarës, deklaroi se Borjanka jetonte me të pasi nuk kishte familje. Ajo dilte çdo ditë për shëtitje, por gjithmonë kthehej për të fjetur. Për herë të fundit e kishte parë në fund të shtatorit, kur Borjanka ishte rregulluar dhe i kishte kërkuar t’i thërriste një taksi, pas së cilës ishte larguar.
Pasi u zhduk, për disa ditë nuk arritën ta gjenin, ndërsa nipi i Donës kishte shkuar te i pandehuri për ta pyetur se ku ndodhej Borjanka. Asanov kishte thënë se ajo i kishte vjedhur para dhe rroba dhe ishte arratisur. Të shqetësuar, Dona dhe nipi vazhduan ta kërkonin Borjankën te të afërmit në Radovish dhe Vinicë, por askush nuk dinte gjë për vendndodhjen e saj.
Më 24 tetor, Dona e raportoi rastin në polici. Prej saj u morën bluza të palara të Borjankës, tampon dhe gjurmë dore. Policia e njoftoi Donën se motra e saj ishte e vdekur dhe e varrosur në oborrin e të pandehurit Asanov, ndërsa koka dhe këmbët i ishin prerë dhe mungonin.
Trupi u dërgua në Shkup, e më pas u kthye në një arkivol prej llamarine pa kokë dhe pa këmbë. Dona theksoi se kishte pasur marrëdhënie të mira me motrën e saj dhe se të pandehurin Asanov e kishte takuar për herë të parë në sallën e gjyqit.
Gjykata vendosi që seanca kryesore të shtyhet për 18 mars, me fillim nga ora 09:30.