LAJME

Këshilltari i Avdullah Hotit del kundër Lutfi Hazirit për shkëmbime territoriale me Serbinë

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha, ka dalë kundër qëndrimit të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, rreth idesë për shkëmbimin territorial në mes Kosovës e Serbisë.

Haziri ka thënë se tri komunat me shumicë shqiptare në Serbi janë peng e politikës dhe se këto tri komuna në Luginën e Preshevës duhet t’i bashkohen Kosovës dhe se Leposaviçi me 17 fshatra të tjera duhet t’i bashkëngjiten Serbisë.

Lidhur me këtë, Këshilltari i Hotit vlerëson se qëndrimi dhe kërkesa për të prekur integritetin territorial të Kosovës është thirrje për të përmbysur Kushtetutën e Kosovës.

”Qëndrimi dhe kërkesa për të prekur integritetin territorial të Kosovës është thirrje për të përmbysur Kushtetutën. Është insult ndaj subjektivitetit. Është goditje ndaj pozicionit dialogues të Republikës së Kosovës. Kosova as nuk e do e as nuk munde

LEAVE A RESPONSE