Një incident i pabesueshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm, shkruan monitor.mk. Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Vodnos së Mesme. Një shofer me makinë Seat Leon ka dalë nga rruga, është përmbysur disa herë dhe është rrëzuar në pjesën e poshtme të rrugës. Kalimtarët kanë kapur kokën me dorë kur kanë parë të gjithë situatën. Një qytetar i cili ka dërguar edhe fotografi në redaksinë e monitor.mk, ka treguar për fatin që ka pasur shoferi i ri nga Shkupi.
Qytetarët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë, e cila ka mbërritur shumë shpejt në vendin e aksidentit./monitor.mk