BOTA
Ushtria izraelite thotë se nga e shtuna ka hedhur mbi 4.000 bomba në Iran
Forca Ajrore e Izraelit ka hedhur më shumë se 4 mijë bomba gjatë sulmeve ndaj Iranit që nga fillimi i fushatës para katër ditëve, tha në një konferencë për gazetarë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin.
“Sot, ne e kaluam sasinë e municioneve që ushtria izraelite i hodhi gjatë tërë Operacionit Luani i Zgjuar”, tha Defrini, duke iu referuar luftës 12-ditore mes Izraelit e Iranit në qershorin e vitit 2024, kur gjithashtu ishin përdorur rreth 4.000 bomba.
Zëdhënësi tha gjithashtu se aeroplanët luftarakë kanë kryer 1.600 operacione që nga fillimi i konfliktit.
Ndërkohë, pas një periudhe qetësie prej rreth shtatë orësh, ushtria izraelite raportohet se ka vërejtur një valë të re të raketave balistike të hedhura nga Irani.
Sirenat e alarmit për sulme ajrore pritet që të aktivizohen në pjesën qendrore të Izraelit.