Analisti politik, Zejnullah Jakupi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po sinjalizon hapur se skenari i zgjedhjeve të reja në prill nuk është përjashtuar dhe se ai po e përdor këtë mundësi si instrument presioni politik.
“Sipas deklarimeve të kryeministrit Kurti, ekziston një gjasë reale që vendi të shkojë në zgjedhje në prill, për shkak të sfidave dhe pasigurive politike që lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjen e presidentes apo presidentit. Kjo tregon se situata aktuale është e ndjeshme dhe se çdo mosmarrëveshje ndërinstitucionale mund ta thellojë krizën”, thekson Jakupi.
Ai vlerëson se ky mesazh i Kurtit shkon edhe në adresë të presidentes Osmani, duke lënë të kuptohet se, në rast të një bllokade mes institucioneve, zgjedhjet mund të jenë zgjidhja e vetme.
“Kurti ka përmendur ‘gjasën teorike dhe praktike’ për zgjedhje, që nënkupton rrezikun e një krize politike dhe institucionale. Ky është një sinjal se, nëse ka mosmarrëveshje të thella mes Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës, vendi mund të futet në bllokadë”, shprehet Jakupi.
Sipas Jakupit, megjithëse është e pritshme që Vjosa Osmani të ketë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, mbështetja nga opozita mbetet shumë e dyshimtë.
“Besoj se zonja Osmani do të ketë përkrahjen e VV-së, por jo edhe të opozitës. Marrëdhëniet mes opozitës dhe Osmanit kanë qenë të tensionuara dhe kjo mund të çojë drejt një bllokimi institucional, nëse opozita refuzon ta votojë atë”, vlerëson ai.
Jakupi paralajmëron se realizimi i këtij skenari do ta fuste Kosovën në një periudhë të re pasigurie politike.
“Nëse ky skenar bëhet realitet, Kosova do të përballet me një periudhë të paqëndrueshme politike. Zgjedhjet e reja kërkojnë mobilizim të madh politik dhe mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në peizazhin politik të vendit”, shton ai.
Sipas tij, Kurti po e përdor edhe argumentin e përgjegjësisë për zgjedhjen e presidentes si mjet presioni ndaj opozitës.
“Kurti po argumenton se Qeveria ka shumicën për çështjet ekzekutive, por zgjedhja e presidentit është kompetencë e Kuvendit dhe përgjegjësi e opozitës. Ai po e shndërron këtë proces në një test për opozitën, duke e bërë atë përgjegjëse për çdo bllokadë eventuale”, thekson Jakupi.
Në këtë kontekst, analisti përdor një formulim të fortë, duke paralajmëruar për atë që e quan “bllokadë me skenar rus”.
“Nëse opozita nuk e voton Osmanin, mund të kemi atë që unë e quaj ‘bllokadë e skenarit rus’, ku bllokimi institucional shfrytëzohet për destabilizim politik. Ky është një lloj shantazhi politik, që mund t’u kushtojë rëndë vetë partive opozitare”, shprehet ai.
Megjithatë, Jakupi thotë se edhe opozita ka dilemat e saj dhe mund të mos e mbështesë Osmanin për shkak të pakënaqësive ndaj rolit të saj institucional.
Post Views: 18
Jawn Staff
07/07/2017 at 14:50
Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum fugiat quo voluptas nulla pariatur.