Gjermania ka nevojë për 400 mijë punëtorë, ja kushtet që kërkohen

Posted by

Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në suksesin e l ig jeve për imigrimin.

Nahles tha për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, se “nuk është e bindur, që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore”.

Socialdemokratja theksoi, se ka ende shumë pika të vështira për t’u kaluar.  Pro blem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane, raporton DË, transmeton albinfo.ch.

Për shkak të ndryshimit demografik, Gjermanisë i mungojnë qindra mijëra punëtorë, sipas mendimit të ekspertëve. Që tani ka ngushtica të mëdha në sektorin e edukatoreve dhe punonjësve socialë, por edhe në kujdesin shëndetësor.

Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400.000 forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës.